ZRRE GJOBIT NDËRMARRJEN HIDROEKONOMIKE “IBËR LEPENC”

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka marrë vendim për shqiptimin e dënimit me gjobë ndaj Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenc” SH.A. (HC UJMANI), për shkak të shkeljeve ligjore të konstatuara në lidhje me vazhdimin e kontratës për shitjen e energjisë elektrike në kundërshtim me procedurën për tregtimin e energjisë elektrike, në shumën prej 110,705.00 euro që përbënë 5% nga të hyrat e realizuara nga aktiviteti i shitjes së energjisë elektrike për vitin 2020.

 

Bordi i ZRRE-së ka mbajtur sot seancën e radhës, ku pas shqyrtimit, ka marrë vendim që t’i lëshojë ndërmarrjes SOWI KOSOVO L.L.C licencën për prodhim të energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme të energjisë, nga parku me erë “SELAC 3”, në kapacitet prej 34.47 MË në lokacionin ZK Selac të komunës së Mitrovicës.

Sipas njoftimit, ndërmarrja kosovare-gjermane-izraelite ‘SOWI Kosovo’ ka ndërtuar tashmë tri projekte të prodhimit të energjisë elektrike nga era në komunën e Mitrovicës, me një kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 105 MW.

“Me vendimin e sotëm është licencuar për operim edhe projekti i tretë i kësaj kompanie i cili konsiderohet të jetë më i madhi në rajon për prodhimin e energjisë nga burimet e ripërtritshme të energjisë elektrike. Me licencimin e këtij projekti është arritur vlera e kapaciteteve nga këto burime të ripërtritshme prej 230 MW. Sot janë lanë lëshuar autorizimet për VET – KONSUM edhe për 9 gjeneratorë për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet fotovoltaike/solare, në kapacitet prej 644.94 kW. Bordi gjithashtu ka aprovuar kërkesën për vazhdim të Licencës për furnizim me shumicë me energji elektrike të ndërmarrjes “GEN-I Tirana” sh.p.k-Dega në Kosovë”, thuhet në njoftim.