ZRRE TREGON TARIFAT E REJA TË “TERMOKOS” PËR VITIN 2021-2022

Bordi në këtë seancë ka marrë vendim për të hyrat e lejuara maksimale për Ngrohtoren Qendrore (NQ) “Termokos”.

 

Pas përmbylljes së shqyrtimit publik, Bordi ka shqyrtuar edhe komentet e palëve në lidhje me Raportin konsultativ të publikuar dhe në seancën e sotme ka vendosur që të aprovoj të hyrat e lejuara maksimale për NQ “Termokos” për sezonin e ngrohjes 2021/22. Vlera e të hyrave të lejuara maksimale për këtë sezonë është vendosur të jetë 7,185,202 euro, shkruan lajmi.net.

Bazuar në të hyrat e aprovuara Bordi ka vendosur edhe për përcaktimin e tarifave të NQ “Termokos” për këtë sezonë. Struktura e tarifave të energjisë termike përmban 2 lloje të tarifave: Tarifat për ‘konsumatorët me matje’ dhe tarifat për ‘konsumatorët pa matje’, varësisht nga Infrastruktura e matësve (njehsorëve) të energjisë termike.

Për konsumatorët me matje tarifa mujore për kapacitetin termik është 0.78 euro KW për muaj dhe për sasinë e furnizuar të energjisë termike 36.25 euro /MWh. Për konsumatorët pa matje tarifat janë të bazuara në sipërfaqen e ngrohjes e cila do të kalkulohet për konsumatorët shtëpiak me 0.76 €/m2 për muaj dhe për konsumatorët komercial me 0.95 euro/m2.