ZYRTARJA SHTATZËNË MBETET E BLLOKUAR PËR GATI NJË ORË ASHENSORIN E GJYKATËS SË APELIT

Një zyrtare shtatzënë ka mbetur e bllokuar për 45 minuta në ashensorin e Gjykatës së Apelit.

Lajmin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i gjykatës së Apelit, Nusret Arifi.

Arifi tha se gjendja shëndetësore e zyrtares është më e mirë, teksa e njëjta ka pranuar edhe ndihmë mjekësore.

“Ka ndodh një rast shumë i rëndë dhe është dashtë të intervenojë ndihma e shpejtë, zjarrfikësit dhe policia. Zyrtarja nuk është e lënduar por ka shqetësime. Gjendja e saj është më e mirë”, ka thënë Arifi.

Më tej, ai ka shtuar se zyrtarja ka qëndruar e e vetme e bllokuar në ashensor për 45 minuta./Express/